OKB, rezolutë e Ligës Arabe për Libinë

16/03/2011 04:20

Liga Arabe ka hedhur sërish në tryezën e OKB-së një projekt-rezolutë për Libinë.

Projekt-rezoluta e paraqitur në OKB nga përfaqësuesi i Libanit, por në emër të Ligës Arabe, kërkon vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiellin e Libisë si dhe sanksione më të ashpra.

“Në asnjë mënyrë një zonë ndalim-fluturimi e vendosur nga Kombet e Bashkuara nuk mund të quhet si një ndërhyrje e huaj në Libi”, arsyeton Liga Arabe në propozimin e paraqitur.

Nuk dihet se kur kjo projekt-rezolutë do të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit.

Top Channel