Nicole Scherzinger nuk duron distancat

16/03/2011 12:40

Jeta e Nicole Scherzinger është e mbushur me udhëtime nga një kontinent në tjetrin.

Ish-këngëtarja e Pussycat Dolls udhëton për shkak të koncerteve të saj, ndërsa Lewis Hamilton, piloti i Formulës 1 dhe i dashuri i saj, udhëton për të garuar në cirkuitet nëpër botë.

Scherzinger pranon që distanca shkakton vështirësi në marrëdhënie: “Është shumë vështirë, por nëse je e bindur që lidhja ka vlera e bën që të funksionojë. I dërgojmë e-mail njëri-tjetrit dhe flasim nëpërmjet Skype.”

Gjithashtu, këngëtarja mendon se seksi nuk është gjithçka në një marrëdhënie. Për të më e rëndësishme është lidhja që ka çifti.

Top Channel