Libi, shpallen të humbur 4 gazetarë amerikanë

16/03/2011 20:25

Katër gazetarë amerikanë të “New York Times” janë shpallur të humbur në Libi, bëri të ditur vetë e përditshmja njujorkeze.

Për herë të fundit, reporterët kishin kontaktuar me redaksinë nga qyteti i Ajdabijës, dy ditë më parë.

Në këto ditë, luftime të ashpra janë kryer në këtë qytet midis forcave rebele dhe trupave të Gaddafi-t.

Sipas kryeredaktorit të gazetës, Bill Keller, besohet se gazetarët janë kapur prej forcave qeveritare, por ai shtoi se nuk është në gjendje të konfirmojë lajmin.

”New York Times” është duke u përpjekur të verifikojë vendndodhjen e gazetarëve të saj nëpërmjet burimeve të tjera alternative.

Top Channel