Libi, Gaddafi kërcënon Francën

16/03/2011 17:10

Ndërkohë që forcat e tij kanë avancuar drejt bastioneve të rebelëve në Bengazi, kolonel Gaddafi ka sulmuar vendet perëndimore dhe në vecanti Francën, që ka qenë pro vendosjes së një zone ndalim-fluturimi.

“Të godasësh Libinë? Do të jetë ajo që do t’ju godasë juve! Ne ju mundëm juve në Algjeri, në Vietnam. Doni të na godisni? Ejani provojeni njëherë”, ka deklaruar Gaddafi.

Duke e tallur Perëndimin dhe duke e quajtur atë si “të cmendur”, Gaddafi ka sulmuar presidentin francez Nicolas Sarkozy, duke e cilësuar atë si “të sëmurë mendor”.

Ndërkohë, i biri i kolonelit, Saif al Islam, ka deklaruar se vendi i tij ndihmoi financiarisht fushatën elektorale të Sarkozy në vitin 2007.

“Ne e financuam atë dhe ne kemi të gjitha detajet. Jemi gati të zbulojmë cdo gjë”, ka deklaruar Saif al Islam.

Deklarata e tij për Euroneës vjen pak ditë pasi televizioni publik në Libi foli për një “sekret varrosës” që do të sillte në rrëzimin e presidentit Sarkozy.

Nga ana tjetër, pallati Elize ka mohuar zërat se Sarkozy ka përfituar fonde nga Libia. “Ne e mohojmë kategorikisht një gjë të tillë”, ka deklaruar një zëdhënës.

Top Channel