Justin Bieber me statujë dylli

16/03/2011 08:45

Është shfaqur për herë të parë ditën e djeshme statuja e dyllit e Justin Bieber në muzeun Madame Tussauds, në Londër.

“Puna që është bërë është e mrekullueshme, edhe pse unë jam pak më i gjatë. Faleminderit!”, u shpreh 17-vjeçari.

Liz Edwards, menaxherja e muzeut me statuja VIP-ash në Londër, tregoi se ka pasur shumë kërkesa për një punim dylli të adoleshentit të famshëm.

“Interesi për Bieber ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kur bëmë të ditur se punimi kishte filluar, fansat e tij na kanë pyetur gjithë kohës se kur mund të vinin ta shihnin”, theksoi Edwards.

“Kopje” të tjera prej dylli të Justin Bieber janë zbuluar dje në muzetë Madame Tussauds në Amsterdam dhe New York.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel