Centralet bërthamore, frikë në BE

16/03/2011 03:15

Edhe pse ishte një tërmet ai që po shkakton shpërthimet në seri në reaktorët bërthamorë në Japoni, Europa është shqetësuar dhe po diskutohet deri edhe heqja dorë nga energjia bërthamore në një të ardhme.

Komisineri për energjinë tha se Japonia është në prag katasrofe bërthamore dhe shtoi se të gjithë anëtarët e bllokut duhet të marrin në konsideratë seriozisht që një ditë të hiqet dorë nga energjia bërthamore.

Ministri suedez i Mjedisit, vendi i të cili ka gjithashtu disa centrala bërthamore, thotë se BE duhet të nxjerrë mësimë nga eksperienca e Japonisë por jo të marrë vendime të nxituara e ekstreme.

Ndërkohë pas vendimit të kancelares, Angela Merkel për të pezulluar përkohësisht punën në 7 centralë të vjetra bërthamore në Gjermani, edhe kryeministri rus, Vladimir Putin urdhëroi kontrollin në të gjitha komplekset nukleare të vendit si dhe rishikimin e planeve për zhvillimin e energjisë atomike.

Top Channel