Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin
Punimet në Bullgari për ndërtimin e një centrali bërthamor janë ndërprerë për një kohë të papërcaktuar, lajmëroi kompania kontraktuese ruse, Rosatom.
Nëpërmjet një deklarate të publikuar sot në shtyp, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, lajmëroi se punimet në reaktorët në ndërtim në Bullgari do të pezullohen, deri sa masat e sigurisë të rishqyrtohen.
Vendimi vjen pasi Bashkimi Europian deklaroi se do të shtrëngojë masat e sigurisë, pas krizës japoneze. Rosatom do të jetë e detyruar të përshtasë punimet e saj me masat e reja më të forta të sigurisë.
Në deklaratë u lajmërua se punimet e kompanisë ruse janë ndërprerë edhe në vende të tjera si India, Venezuala dhe Turqia, ku gjithashtu po ngrihen centrale atomike.
Top Channel