Bahrein, vriten pesë manifestues

16/03/2011 10:15

Një parlamentar i opozitës së Bahrein ka bërë të ditur se pesë manifestues janë vrarë mëngjesin e sotëm nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë dy policë janë vrarë nga demonstruesit gjatë një operacioni për boshatisjen e sheshit Perla, mëngjesin e sotëm në Manama.

Sipas burimeve, ata janë shtypur nga një makinë me shpejtësi të lartë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime spitalore të të përditshmes Gulf News.

Qeveria ndërkohë ka urdhëruar mbylljen e bursës, shkollave dhe universitetit.

Top Channel