“True Grit”, premierë në kinematë Imperial

16/03/2011 16:05

Filmi i vëllezërve Coen, “True Grit”, pas 10 kandidaturave Oscar do të shfaqet në Tiranë, në rrjetin e kinemave Imperial.

Një ripunim i filmit me të njëjtin titull, realizuar fillimisht nga John Wayne në 1969-n, “True Grit” është cilësuar nga kritika si një “Western” i kohëve të sotme.

Në qendër të filmit është historia e një vajze 14-vjeçare, e cila kërkon të marrë hak për vrasjen e babait të saj. Në role kryesore interpretojnë Hailee Steinfeld, Jeff Bridges dhe Matt Demon.

“Ky film vjen për publikun shqiptar pas ceremonisë së çmimeve Oscar. Ai do të ngjallë interesin e publikut”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “Imperial”, Altin Prifti.

Përpos premierave botërore, tashmë në Imperial/Sheraton, gjatë shfaqjeve të ores 20.00, për publikun do të rezervohen edhe një sëre surprizash.

“Duke filluar nga premierat, do ofrojmë falas përmes një shorteu materiale për premierat e filmave “Transformers” dhe “Piratët”, mjete që janë përdorur nga aktorët gjatë filmave”, shtoi Prifti.

Top Channel