Osbourne, avion privat për… batanijen

15/03/2011 13:00

Ozzy Osbourne, ish-vokalisti i grupit Black Sabbath, para disa vitesh ndodhej në një udhëtim me familjen dhe harroi batanijen e preferuar të djalit të tij Jack, tashmë 25-vjeçar, në një hotel.

Ozzy nuk u kursye aspak dhe dërgoi një avion privat për ta kthyer sërish batanijen në shtëpi.

“Mund të thuhet që ajo batanije është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një staf sigurie sepse kishim shumë frikë mos humbiste. Edhe sot e kësaj dite ruhet në shtëpi”, deklaroi këngëtari 62-vjeçar.

Top Channel