Meksikë, vritet guvernatorja e burgut

15/03/2011 12:35

Guvernatorja e një burgu në Meksikë, prej nga vitin e kaluar janë arratisur në masë disa të burgosur, është goditur për vdekje me thikë gjatë një kontrolli rutinë të burgut.

Rebeca Nicasio, parardhësi i të cilës u zhduk pas arratisjeve të dhjetorit, u sulmua nga një i dënuar teksa kontrollonte burgun në Nuevo Laredo.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se një përleshje mes 50 të burgosurve kishte nisur në momentin që guvernatorja u sulmua.

Në këtë qendër burgimi ndodhen rreth 1 mijë të dënuar, shumica prej të cilëve për trafik droge apo për armëmbajtje.

Një i burgosur që zotëronte një thikë e goditi katër herë zonjën Nicasio, thuhet në një njoftim të prokurorisë së Tamaulipas.

Më pas i burgosuri, që vuante dënimin për grabitje të dhunshme, u bllokua nga rojet, ndërhyrja e të cilave ka qenë e kotë.

Top Channel