Libia, G8 eleminon opsionin ‘no fly-zone’

15/03/2011 13:55

Në përfundimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të G8, të mbledhur në Paris, është eleminuar cdo referim ndaj hipotezës për një zonë ndalim-fluturimi.

Kështu evidentohet në dokumentin final të samitit. Burime diplomatike bëjnë të ditur se në këtë vendim ka ndikuar vetoja e Rusisë dhe Gjermanisë.

Vendet e G8-ës i kanë bërë një apel Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të rrisë presionin ndaj Libisë, edhe me sanksione ekonomike, në mënyrë që Gaddafi të lërë pushtetin.

Ndërkohë, raportimet e fundit të mediave ndërkombëtare tregojnë se trupat pro-qeveritare në Libi kanë avancuar duke marrë nën kontroll edhe zona të tjera që kontrolloheshin nga rebelët.

Top Channel