Libi, Gedafi fiton terren

15/03/2011 03:05

Vazhdojnë luftimet e ashpra mes rebelëve dhe forcave besnike të Gedafit në Libi.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror libian, qyteti i Zuaras në Perëndim të vendit, pas përleshjeve, që mësohet se kanë patur edhe viktima, u rikthye nën kontrollin e forcave të Gedafit.

Një burim për mediat ndërkombëtare tha se qendrës së qytetit iu rikthye një pamje “normale”. “Zuara tashmë duket si një qytet fantazmë”, thonë burimet

Top Channel