Koreja e Veriut: Gati të ulemi në bisedime

15/03/2011 09:15

Koreja e Veriut i ka thënë zëvendësministrit të Jashtëm rus, Alexei Borodavkin, se është e gatshme të diskutojë programin e saj bërthamor në tryezën 6-palëshe.

Kjo është një nga disa cështjet që kanë bllokuar rifillimin e bisedimeve për carmatimin. Koreja e Jugut kërkon nga ana tjetër të kërkojë ndjesë për atë që ajo e quan “agresioni” i Veriut.

Ndërkohë, një i dërguar i Seulit është nisur në Rusi për të diskutuar për procesin e bisedimeve.

Shqetësimi i fundit i diplomacisë vjen vetëm një muaj pasi dialogu mes Veriut dhe Jugut hasi një ashpërsim të toneve.

Agjencia koreano-veriore e lajmeve “KCNA”, raportoi komentet e ministrit të Jashtëm të Penianit pas një vizite 4-ditore në Moskë.

“Koreja e Veriut dëshiron të kthehet në bisedimet 6-palëshe pa kushte”, ka deklaruar diplomacia e Penianit.

Top Channel