Irani, kundër trupave të huaja në Bahrein

15/03/2011 12:50

Irani ka denoncuar përdorimin e trupave nga vendet e Gjirit në Bahrein, duke e cilësuar atë si një veprim “të papranueshëm”.

Rreth 1 mijë trupa nga Arabia Saudite dhe mbi 500 të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbërritën në Bahrein ditën e hënë, me ftesë të qeverisë.

Irani, vend me shumicë shiite, ka deklaruar se mbërritja e trupave të huaja është një “ndërhyrje” në punët e brendshme.

“Prania e forcave të huaja është një ndërhyrje në cështjet e brendshme të Bahreinit, është e papranueshme dhe do të komplikojë më tej situatën”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të shmangin udhëtimet në këtë vend, për shkak të trazirave.

Protestuesit kanë bllokuar të gjitha rrugët që të cojnë në qendrën financiare të kryeqytetit, që ditën e djel u kthye në skenë luftimesh.

Top Channel