Egjipt, shkrihet Agjensia e Sigurisë Kombëtare

15/03/2011 20:25

Ministri i Brendshëm i Egjiptit, Mansour al-Issawi, lajmëroi sot për shkrirjen e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, e cila në epokën e drejtimit të Mubarakut u cilësua si përgjegjëse për shkelje të vazhdueshme e të drejtave të njeriut.

Agjensia do të zëvendësohet nga një agjensi e re, e quajtur Shërbimi i Hetimit dhe Sigurisë Kombëtare. Ai do të përqendrohet në ruajtjen e kufijve dhe luftën ndaj terrorizmit.
Agjentët e këtij shërbimi u akuzuan për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në sheshin Tahrir, duke u bërë përgjegjës për një pjesë të të paktën 365 vdekjeve.

Sipas Ministrit al-Issawi, kjo ishte një masë e domosdoshme për avancimin në procesin e demokratizimit të vendit.

Top Channel