Crouch-Clancy bëhen prindër

15/03/2011 17:00

Sulmuesi i Tottenham-it, Peter Crouch po përjeton një moment të shkëlqyer në jetën e tij. Pasi goli i në përballjen me Milanin i dha një kualifikim historik Spërsave në çerekfinalet e Champions League, 30-vjeçari u shndërrua sot baba për herë të parë.

Gruaja e tij, modelja e famshme Abbey Clancy, nxorri në jetë një vajzë plotësisht të shëndetshme dhe me peshë rret 2 kilogramë e gjysmë, më parë gjatë ditës.

Peter kishte leje për të mos u paraqitur në stërvitje, ndërsa i qëndroi pranë në sallën e lindjes bashkëshortes së tij.

Më parë gjatë shtatzanisë së Clancy-t, u raportua për një krizë mes çiftit, pas mësimit të një historie jashtëmartesore të futbollistit, por duket se ato kohëra janë lënë pas.

Top Channel