Bahrein, dy të vdekur në protesta

15/03/2011 21:10

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën, në përplasjet e reja të forcave të sigurisë me protestuesit antiqeveritarë në Bahrein.

Një mjek i cituar nga BBC siguroi se gjatë mbasdites kanë mbërritur në spital disa dhjetëra persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa gjendja e disa prej tyre është kritike.

Shpërthimi i ri i dhunës ndodhi pasi qeveria deklaroi shpalljen e një gjendje tremujore emergjence, ndërsa trupat saudite zbarkuan për të garantuar qetësinë në vend.

Opozita në Bahrein e cilësoi mbërritjen e trupave nga pesë vende arabe si një pushtim. Protestuesit kërkojnë largimin e mbretit sunit, i cili drejton një vend me shumicë shiite.

Top Channel