SHBA, burgim i përjetshëm 5 piratëve

14/03/2011 20:50

Pesë somalezë u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane, pasi sulmuan një anije ushtarake të marinës, të ngatërruar me një mjet tregëtar.

Njerëzit u shpallën fajtorë në nëntor për tentativën e rrëmbimit të USS Nicholas, një luftanije e ngarkuar pikërisht për të luftuar piraterinë në Oqeanin Indian.

Sipas avokatëve mbrojtës, të pestë burrat ishin civilë të detyruar nga piratët të kryenin këtë mision. Në rast se ata nuk do të qëllonin, do të ekzekutoheshin në kthim.

Pesë peshkatarët lundronin prej disa javësh, në kërkimin e rrëmbimit të një mjeti, në mënyrën që të siguronin të ardhura.

Piratët në Somali i kishin pajisur me armë, ndërsa fitimet do të ndaheshin. Sipas gjykatës së Virxhinias, kishte prova të mjaftueshme për të kuptuar se të dënuarit kishin vepruar me ndërgjegje të pastër.

13 piratë të tjerë pritet të paraqiten më vonë në gjykatë me akuzën e vrasjes së katër shtetasve amerikanë. Ata rrezikojnë dënimin me vdekje.

Top Channel