Në ankand video “e nxehtë” e Usher

14/03/2011 16:45

Një video “e nxehtë” e këngëtarit të R&B, Usher me gruan e tij Tameka Foster, është nxjerrë në një ankand të paligjshëm, raportoi shtypi amerikan.

I pyetur për ngjarjen, 32-vjeçari deklaroi se mendon se video mund të jetë gjendur midis sendeve personale që iu vodhën nga makina në vitin 2009.

Dy vjet më parë, këngëtari paraqiti në polici një denoncim për vjedhjen e një pasurie me vlerë deri një milion dollarë, midis të cilave bizhuteri dhe dy kompiutera portabël.

Në njërin prej laptopave duket se kishte video me përmbajtje të nxehta të Usher-it.

Top Channel