Marina indiane kap 61 piratë

14/03/2011 15:35

Disa dhjetëra piratë në bordin e një anije nga Mozambiku u kapën nga marina indiane, pas një shkëmbimi zjarri në Detin Arabik.

Burimet zyrtare indiane lajmëruan se 61 piratë janë në duart e tyre, ndërsa 13 antarët e mjetit të sulmuar janë në gjndje të mirë shëndetësore.

Anija tregëtare u sulmua ndërsa ishte në ujrat e Oqeanit Indian, duke shtyrë autoritetet e Nju Delhit të vepronin agresivisht. Sulmet pranë brigjeve të Indisë janë bërë gjithmonë e më të shpeshta dhe të dhunshme.

Ndërkohë, një anije nga Bangladeshi, e marë peng që në 2010-n, u lirua më parë gjatë ditës, pasi pronari i ngarkesës pagoi katër milion dollarë për jetën e marinarëve dhe për anijen.

Top Channel