Mariah Carey, psikolog për qentë

14/03/2011 13:45

Bëmat e VIP-ave nuk kanë kufij dhe aq më pak ato të Mariah Carey.

Kur familjes i shtohen pjesëtarë të rinj, si në rastin e këngëtares që pret binjakë, janë të pashmangshme xhelozitë dhe për këtë arsye Carey ka menduar që katër qentë e saj ta kalojnë sa më lehtë këtë moment.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë dërguar qentë tek psikologu për t’i përgatitur për ardhjen e dy fëmijëve që do të marrin më shume vëmendje dhe kujdes.

Mariah pranon se i ka llastuar shumë qentë aq sa në disa raste ka punësuar staf të veçantë për tu kujdesur për to.

Top Channel