Law rikthehet tek ish-i i tij Lily

14/03/2011 16:50

Disa javë pasi Jude Law dhe Sienna Miller lajmëruan për ndarjen e tyre përfundimtare, aktori hollivudian duket se është rikthyer të formojë çift me një prej të dashurave të tij të dikurshme.

Disa fotografi të botuara në gazetat rozë britanike tregojnë se Law frekuentoi disa klube nate në Londër, në shoqërinë e ish-it Lily Cole.

38-vjeçari dhe 22-vjeçarja qëndruan së bashku deri në orët e para të mëngjesit, duke krijuar menjëherë spekulime se ata janë rikthyer së bashku, pasi u shoqëruan për disa javë gjatë vitit 2008.

Law, baba i katër fëmijëve, u nda nga 29-vjeçarja Miller gjatë muajit të shkuar.

Top Channel