Japonia, pas tërmetit, kolapsi financiar

14/03/2011 22:40

Specialistët dhe institutet ekonomike ndërkombëtare deklarojnë se tërmeti që pasoi me tsunamin katastrofik në Japoni, përvec viktimave mund të jetë edhe më shkatërrimtari përsa i përket kostos së tij, në të gjithë historinë.

Banka Qendrore Japoneze, njoftoi ditën e sotme një plan për injektimin e 183 miliard dollarëve në tregjet vendase në përpjekje për të siguruar investitorët globalë për stabilitetin e tregjeve financiare japoneze. Gjithashtu, banka liroi një shumë prej 61 miliard dollarësh për asetet në rrezik pas katastrofës natyrore.

Megjithë planet e njoftuara, indeksi japonez Nikkei, ditën e sotmë, në ditën e parë të hapjes së bursës së Tokios pas tragjedisë natyrore, u hap me humbje prej 6.2 përqind.

Top Channel