Centralet, frikë në të gjithë botën

14/03/2011 17:25

Shpërthimet e centraleve bërthamore në Japoni kanë rritur shqetësimin në Europë për sigurinë e centraleve të shumta.

Në Gjermani, në landing jugor Baden Vurtenberg, u zhvillua një protestë kundër pranisë së madhe të këtyre centraleve.

Disa dhjetra mijëra banorë kundërshtuan planin e qeverisë për të zgjatur përdorimin e reaktorëve bërthamorë të vendit.

Në Shtutgart, protestuesit formuan një zinxhir njerëzor rreth 45 kilometra të gjatë në kuadër të dëmonstratës, e planifikuar para krizës bërthamore në Japoni.

Organizatorët deklaruan se ngjarjet e fundit në Japoni kanë provuar se energjia bërthamore mbetet një teknologji e rrezikshme dhe e pakontrolluar.

Politika bërthamore do të jetë një cështje jetike në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen këtë vit në Gjermani.

Rreth 60 mijë persona morën pjesë në protestë, bënë të ditur organizatorët e saj. Ndërsa policia nuk dha një numër të saktë, duke thënë se pjesëmarrësit ishin disa dhjetra mijëra.

Top Channel