“Aleanca kuq e zi” në Elbasan

14/03/2011 19:00

Organizatorët e nënshkrimit të nismës ligjore që kundërshton regjistrimin e popullsisë në baza etnike dhe fetare, kanë udhëtuar në drejtim të qytetit të Elbsanit.

Rreth stendës së tyre janë grumbulluar shumë qytetarë të Elbasanit, por edhe nga qytete të tjera që kanë shkuar atje për të marrë pjesë në festimet e ditës së Verës.

Me qindra qytetarë kanë nënshkruar kërkesen, e cila u ndërmor si një nismë në fillim në qytetin e Vlorës. Përfaqësuesit e disa organizatave kanë krijuar Aleancën Kuq e Zi kundër regjistrimit të popullsisë.

Ata po mbledhin nënshkrime në të gjitha qytetet e vendit për të arritur shifrën 20 mijë dhe më pas për ta paraqitur në Kuvend me kërkesën e anulimit të dy neneve të ligjit për regjistrimin, për të mos vendosur detyrimin e deklarimit të kombësisë dhe të besimit fetar.

Top Channel