Nju Jork, 15 viktima nga aksidenti i autobusit

13/03/2011 09:45

Ka shkuar në 15 bilanci i viktimave nga aksidenti i një autobusi turistësh në Bronks, Nju Jork.

17 personat e tjerë në bordin e mjetit që po kthehej nga një kazino në Konektikat kanë mbetur të plagosur.

Autobusi është përplasur nga një kamion dhe shoferi ka humbur kontrollin e tij.

Pasi është rrotulluar, autobusi me turistë është përplasur me një tabelë rrugore që e ka ndarë përgjysmë mjetin.

 

Top Channel