Shpërthim në centralin atomik japonez

12/03/2011 09:45

Një shpërthim është dëgjuar në centralin bërthamor të Fukushimës disa minuta më parë, ndërsa televizionet japoneze po transmetojnë pamje të punëtorëve të plagosur duke u marrë nga ambulancat.

Ende nuk janë të qarta përmasat e tragjedisë, ndërsa brenda impiantit mund të ketë edhe të vdekur. Për momentin dihet se është gjetur material radioaktiv jashtë centralit, i vazhdon të jetë në këmbë dhe pa dëme të dukshme.

Nëse më e keqja po ndodh dhe reaktori po shkrihet, toka, uji dhe ajri mund të ndoten me material radioaktiv, në gjendje për të udhëtuar në të gjithë planetin.

Tërmeti me magnitudë 8,9 të shkallës rihter që goditi mëngjesin e djeshëm Japoninë (me orën tonë), shkaktoi dëmtime në sistemin e ftohjes së reaktorit dhe ai mund të jetë mbinxehur deri në pikën e shkrirjes.

Shpërthimi i vetëm i një centrali bërthamor në kohë paqe ka ndodhur në vitin 1986 në Çernobil dhe disa dhjetëra mijëra persona në zonat përreth, por edhe me mijëra kilometra larg vendnodhjes, gjetën vdekjen.

Top Channel