Artisti i merituar Llazi Serbo është përkujtuar nga artistët, miqtë dhe të afërmit në përvjetorin e lindjes dhe 6 muaj pas ndarjes së tij tragjike nga jeta.

Kanë qenë artistë të skenës dhe miq të aktorit dhe regjisorit Llazi Serbo që kanë organizuar një përshpirtje në katedralen e qytetit të Korçës në nderim të figurës së artistit të merituar që u nda nga jeta në muajin shtator.

Andrea Pepi, aktori i teatrit të Korçës dhe miku më i ngushtë i Serbos, ka vlerësuar karrierën e tij të pasur në vite.

Në një skenë të vogël të sallës së katedrales është shfaqur premiera Sirius e Dostojevskit.

Kjo ka qenë monodrama e fundit që ka vënë në skenë si regjisor Artisti i Merituar Llazi Serbo.

Vepra e tij si regjisor është rikthyer sërish duke u shfaqur në një ekran për artdashësit dhe miqtë nën interpretimin e aktorit që i qendroi pranë deri në çastet e fundit të jetës.

Llazi Serbo u nda nga jeta me një fund tragjik duke u vetvrarë në banesën e tij.

Top Channel