Paqësor, pushon alarmi i tsunamit
12/03/2011 10:10
Ka pushuar alarmi për tsunami për pjesën më të madhe të zonave që shtrihen në oqeanin Paqësor, me përjashtim të Alaskës, British Kolumbias dhe shtetit të Uashingtonit.
Lajmin e bën të ditur Agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA.
Tsunami ka përshkuar të gjithë Paqësorin dhe më e keqja ka kaluar, por rrymat e shumta mund të shkaktojnë ende dëme.
Në japoni ndërkohë, televizioni publik NHK u ka këshilluar banorëve të zonave pranë centralit bërthamor të Fukushimës që të mbyllen në shtëpi.
Top Channel