Mel Gibson fajtor, i shpëton burgut

12/03/2011 10:50

Mel Gibson u shpall fajtor për akuzën e agresionit ndaj ish-të dashurës së tij Oksana Grigorieva, por i shpëtoi burgut, vendosi një gjykatë gjatë mëngjesit.

Aktori hollivudian i shpëtoi burgosjes pasi avokatët e tij bënë një marrëveshje me prokurorët, për t’i ofruar një dëmshpërblim financiar viktimës së sulmit, e cila e pranoi ofertën.

Provat treguan se pretendimet e 40-vjeçares ruse ishin të vërteta. Ajo i ofroi gjykatës dëshmi ku tregonte se si Gibson e ka rrahur vazhdimisht, edhe atëherë kur ajo ka patur në krahë vajzën e tyrë të vogël Lucia.

Dënimi për Gibson përfshin 3 vjet heqje lirie në rast përsëritje, 16 orë shërbime komunitare dhe një vit konsultim të vazhdueshëm me një psikologe.

Top Channel