Lynn: I mësova Sheen-it sekretet e shtratit

12/03/2011 09:35

Një ish-aktore e filmave pornografikë tregoi për të përditshmen angleze “The Sun” se ishte ajo që i mësoi gjithçka aktorit për shtratin.

Ginger Lynn dhe djaloshi i Hollivudit fjetën për herë të parë bashkë në ditën e Shën Valentinit të vitit 1990, pasi ajo i bëri një kërcim në prehër në takimin e tyre të parë.

Ginger, e cila më pas shpenzoi pesë vjet të jetës së saj me Sheen, deklaroi: “Jam unë ajo që e shndërroi Sheen-in në dashnorin e mrekullueshëm që është sot. Ai ishte mirë që kur u njohëm, por unë e ndihmova të mësonte të gjitha sekretet e shtratit”.

Sheen jeton aktualisht me dy vajza sa gjysma e moshës së tij, në një marrëdhënie treshe. “Charlie, ashtu si shumë meshkuj në një marrëdhënie seksuale, ishte shumë egoist. Unë sinqerisht që e ndihmova për t’u shndërruar në fenomen.

Nuk ishte keq as në fillim, por ishte i ri dhe nuk i dinte të gjitha. Në fundin e marrëdhënies sonë, ai ishte shndërruar në një “kafshë” të vërtetë”, theksoi Lynn.

Top Channel