Libi, Gaddafi ofron amnisti për rebelët

12/03/2011 09:55

Lideri libik Muammar Gaddafi u ka ofruar amnisti rebelëve që do të pranojnë t’i japin fund rebelimit të tyre dhe të ulin armët.

Lajmin e ka bërë të ditur një televizion lokal, i cili ka transmetuar me titra njoftimin e kolonelit që nuk pranon të tërhiqet.

“Kushdo që do të ulë armët nuk do të ndëshkohet. Zoti i faltë për veprimet e tyre të mëparshme”, citon televizioni fjalët e Gaddafi-t.

Ndërkohë, Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se konsideron si interlokutor politik Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Bengazi.

Top Channel