Kubë, lirohet disidenti i mirënjohur

12/03/2011 09:25

Autoritetet kubaneze liruan një disident të njohur, i cili refuzoi më parë azilin politik në Spanjë, si kusht për lirimin e tij.

49-vjeçari Oscar Elias Biscet ishte një prej 75 oponentëve të qeverisë të dënuar me burgim në vitin 2003.

Ai deklaroi për Agjensinë Spanjolle të Lajmeve “EFE” se ka ndërmend të vazhdojë rezistencën e tij paqësore dhe luftën për të drejtat e njeriut në ishullin e drejtuar nga partia komuniste.

Biscet u shpreh mirënjohës ndaj faktit që mundet të largohet nga burgu në gjendje të mirë shëndetësore dhe mendore.
 

Top Channel