Kompleksi i ri parlamentar, arkitektët kundër

12/03/2011 19:45

Kompleksi i ri parlamentar ka çelur një debat të gjerë lidhur me vendin e përzgjedhur për ndërtimin e tij, mungesën e transparencës dhe konsultimeve, ku një zë i fuqishëm është edhe shoqata e arkitektëve.

Në lidhje me këtë temë, zoti Agron Jano, akitekt dhe pedagog i njohur dhe anëtar i kryesisë së shoqatës së arkitektëve, është shprehur kundër ndërtimit të kompleksit të ri në zonën ku ndodhet Piramida dhe është shprehur kundër prishjes së saj.

“Nuk kishte asnjë zë nga arkitektët pro prishjes së Piramidës dhe ndërtimit të kompleksit parlamentar në këtë zonë. Parlamenti i ri është shumë i rëndësishëm, por ky vend ka qenë i destinuar për qytetarët. I mbetemi mendimi se ky pozicion i takon njerëzve, qytetarëve, i takon rinisë dhe për këtë mund të bëhen konkurse”, theksoi Jano.

“Nuk ka ngut dhe ka vende të tjera për të ndërtuar parlamentin e ri”, theksoi Jano.

Top Channel