Japoni, zbulohen 300-400 trupa të tjerë

12/03/2011 11:50

300-400 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në qytetin bregdetar të Rikuzentakatës, i përmbytur tërësisht nga tsunami që goditi Japoninë një ditë më parë.

Lajmi u raportua fillimisht nga rrjeti vendas “NHK” dhe u raportua gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shifrat i lajmëroi një zyrtar vendas.

Bilanci tragjik në Japoni vazhdon të rëndohet, pasi mbi 1 000 persona u raportuan të vdekur vetëm në ditën e parë të tragjedisë.

Japonia u godit një ditë më parë, në orën 6:46 me orën shqiptare, nga tërmeti i shtatë më i fuqishëm i njohur në historinë e njerëzimit.

Top Channel