Japoni, rigjenden katër trenat e zhdukur

12/03/2011 21:45

Janë rigjetur në Japoni katër trenat në shërbim mes Iwate e Miyagi. Të shpallur të zhdukur nga tsunami, ata janë rishfaqur së bashku me rreth 70 pasagjerët dhe makinistët, që ishin të gjithë të gjallë.

Në trenin e linjës Senseki, makinisti dhe 50 pasagjerë janë strehuar në një shkollë fillore, duke u mbrojtur nga vala goditëse.

Mbi dy karvanët e linjës, Ofunato, drejtuesi dhe 20 pasagjerët janë mbrojtur në një shkollë të mesme.

Top Channel