Izrael, palestinezi vret pesë hebrenj

12/03/2011 08:25

Një palestinez vrau pesë izraelitë mbi disa vendbanime hebrehe në Bregun Perëndimor, lajmëruan autoritetet ushtarake izraelite gjatë mëngjesit.

Të pestë ishin antarë të së njëjtës familje, një çift me tre fëmijë. Ata mbetën viktimë e një sulmi me thikë në Itamar, pranë qytetit të Nablusit.

Incidenti ndodh në një moment kur bisedimet për paqe midis Izraelit dhe Palestinës kanë ndaluar, pasi këta të fundit refuzojnë të hyjnë në çfarë do lloj bisedimi, përsa kohë Tel Avivi do të ngrejë vendbanime të reja pranë Bregut Perëndimor apo Gazës.

Itamari ka dëshmuar edhe më parë sulme të ngjashme, me pesë izraelitë të tjerë që mbetën viktimë e një sulmi në vitin 2002.

Pothuajse gjysmë milion izraelitë jetojnë në më shumë se 100 vendbanimet e ngritura nga Izraeli që prej vitit 1967, në rajonet e banuara kryesisht me palestinezë.

Top Channel