Burg për vëllain e Cheryl Cole

12/03/2011 10:20

Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, është duke kaluar ditë të vështira, pasi vëllai i saj i varur nga droga u dënua sot me gjashtë vjet burg për pjesëmarrjen e armatosur në një grabitje.

Andrew Tweedy ishte pjestar i një grupi keqbërësish të pajisur me thika dhe një pistoletë lodër, të cilët grabitën 2 mijë paund në një shtëpi, pranë banesës ku Tweedy jetonte.

Vëllai i këngëtares, ndonëse nuk ishte prezent në grabitje, i huazoi grabitësve pistoletën e tij lodër dhe i lejoi të përdornin shtëpinë e tij si bazë nga ku të nisnin grabitjen dhe të fshiheshin më vonë.

Dënimi i Tweedy-t ishte i rëndë për veprën e kryer, por ai vuajti forcën maksimale të ligjit, pasi ishte në liri me kusht për agresionin ndaj një personi.

Vëllai i këngëtares u dënua për herë të parë për grabitje në moshën 13-vjeçare, ndërsa u dënua me gjashtë vjet heqje lirie në një qendër riedukimi pasi goditi me thikë katër herë një të ri kur ishte 17 vjeç.

Top Channel