Beckham konfirmon vajzën në ardhje

12/03/2011 10:30

David Beckham i dha fund spekullimeve për seksin e fëmijës së tij të katërt, ndëra konfirmoi në një drekë të skuadrës së tij, Los Anxhelos Galaksi, se është duke pritur një vajzë.

”Pa dyshim, jemi me fat që më në fund do të bëhemi me një vajzë. Jemi ende si të mpirë nga gëzimi. Është e qartë që pasi ke tre djem mendon se shanset më të mëdha janë të vazhdosh të bësh djem.

Pasi mjeku na zbuloi se do të bëhemi me një vajzë, të dy u ndiemë pak të befasuar, por është e qartë që është ajo që ëndërronim dhe tani jemi të mrekulluar”.

Top Channel