Afganistan, Karzai: Stop aksioneve të NATO-s

12/03/2011 10:45

Presidenti afgan Hamid Karzai i ka kërkuar NATO-s që të ndërpresë operacionet në vendin e tij, gjatë një fjalimi të mbajtur në provincën e Kunarit.

Pikërisht këtu, trupat ndërkombëtare akuzohen se kanë vrarë së fundmi disa dhjetra civilë të pafajshëm.

“Dua t’u kërkoj NATO-s dhe SHBA, me nder dhe përulje dhe pa arrogancë, që të ndërpresin plotësisht operacionet në vendin tonë”, ka deklaruar Karzai.

Presidenti ka nënvizuar se, nëse kjo është një luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, atëherë ajo duhet të bëhet në zonat e sugjeruara nga Islamabadi dhe që SHBA i njohin mirë.

Top Channel