Tsunami, evakuime në Rusi

11/03/2011 10:00

Pjesët lindore të bregdetit rus janë duke u evakuar, nga frika se një tsunami me lartësi dhjetë metra mund të godasë vendin.

Ishujt e Kamçatkës dhe banorët e qytetarëve pranë bregut të Detit Bering dhe Detit Orholsk janë duke u evakuar.

Banorëve u është kërkuar që të ngjiten në zona të larta mbi dhjetë metra dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të dytë.

Tërmeti me magnitutë 8,4 të shkallës rihter, një prej më të fuqishmëve të historisë, besohet se do të krijojë një dallgë me lartësi 10 metra, e cila mund të godasë brigjet e Rusisë, Australisë, Indonezisë, Filipineve, deri edhe Meksikën e Kilin.

Top Channel