Sheen falenderon policinë: Të mrekullueshëm

11/03/2011 09:45

I përfshirë në një seri skandalesh për varësinë nga droga dhe marrëdhënien e tij poligamike me një pornostar dhe një modele, aktori Charlie Sheen hodhi poshtë lajmet se u dhunua nga policia në shtëpinë e tij.

”Policia u tregua e mrekullueshme dhe shumë profesionale. Jam i sigurt se ata mund të më mbrojnë në çdo moment”, shkruajti Sheen në profilin e tij të një faqeje sociale.

Sipas raportimeve të mëparshme, forcat e rendit në Los Anxhelos nuk ishin mirëpritur prej aktorit në shtëpinë e tij, për të kërkuar për armë dhe substanca të paligjshme narkotike.
 

Top Channel