SHBA, skuadra speciale në Lindje të Libisë

11/03/2011 03:10

Shtetet e Bashkuara njoftuan se në lindje të Libisë do të dërgohen disa skuadra të armatosura me mision humanitar.

Skuadrat do të dërgohen në rajonet që kontrollohen nga opozita libike, e cila ka dhënë miratimin e saj për këto skuadra që do të keni si mision sigurimin e që ndihmat humanitare të shpërndahen tek njerëzit në nevojë.

Këshilltari i Obamës për Sigurinë Kombëtare, Tom Danilon, u shpreh se misioni nuk duhet parë e nuk duhet të komentohet si një mision ushtarak, pasi synimi i tij nuk është përfshirja në luftën civile vendase, por thjesht humanitar.

Top Channel