SHBA, evakuohen mijëra banorë të Hauait

11/03/2011 14:40

Me mijëra banorë të zonava bregdetare në Hauai janë evakuar nga autoritetet, ndërsa pritet që ishulli amerikan i ndodhur në Oqeanin Paqësor të goditet nga tsunami në orët në vazhdim.

Siç bën të ditur CNN, shkollat dhe qëndrat tregëtare janë mbyllur të gjitha, ndërsa tusitët hotelet janë urdhëruar që të ngjisin turistët në katet e larta të ndërtesave të tyre.

Hauai është shumë më i rrezikuar se bregu perëndimor i Kalifornisë, pasi ndodhet në Oqeanin Paqësor dhe është më pranë rrugës së dallgës.

Top Channel