Reuters: Fundoset anija me 100 persona

11/03/2011 13:00

Një anije me 100 persona në bord duket se është përmbysur dhe fundosur në ujrat pranë Japonisë, lajmëroi përpara pak minutash “Reuters”, duke iu referuar një media japoneze.

Sipas informatave të para, mjeti lundrues ndodhej pranë ujrave të Japonisë në orën 6:46 me atë shqiptare apo 14:46 me atë japoneze, koha kur goditi tërmeti me magnitudë 8,8 të shkallës rihter, më i forti që ka tronditur ndonjëherë vendin.

E kapur e papërgatitur nga dallga dhjetë metra e lartë, anija u përmbys në njërin krah të saj dhe u mbyt brenda disa minutash, duke mos i dhënë asnjë shans ekuipazhit të saj të organizonte një aksion shpëtimi.

Top Channel