Në pranga kreu i ETA-s

11/03/2011 02:00

Radiot spanjolle njoftuan mbrëmjen e së enjtes se është vënë nën pranga në Francë, kreu i lëvizjes separatiste baske, ETA.

Bëhet fjalë për goditjen më të rëndë për organizatën terroriste, thuajse e shkatërruar tashmë. Pas heqjes dorë prej sulmeve të armatosura, ETA tashmë duhet të bëjë edhe pa kreun e saj, Alehandro Zobaran Arriola që sipas radiove spanjolle është arrestuar në veri të Francës.

Bëhet fjalë për goditjen e radhës ndaj ETA-s, dikur një organizatë mjaft aktive në zonat baske të Spanjës duke organizuar sulme dhe përgjegjëse për vrasjen e mjaft zyrtarëve të lartë të pushtetit vendor në këto zona.

Top Channel