Moss, hipnoterapi për të lënë cigaren

11/03/2011 20:05

Kate Moss do i nënshtrohet hipnoterapisë në mënyrë që të heqë dorë nga zakoni i saj i keq: cigarja.

Supermodelja 37-vjeçare po mundohet të ketë një fëmijë me të fejuarin e saj, Jamie Hince dhe që të dy kanë marrë pjesë në seanca hipnoterapie në një klinikë në Londër.

Një burim tha për ‘The Sun’ se Moss kërkon me të gjitha mënyrat për të lënë cigaren sepse mund të jetë një pengesë për një fëmijë tjetër.

Top Channel