Ligji për prishjen e Piramidës

11/03/2011 19:55

Mazhoranca duket e vendosur për të shembur Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, të njohur ndryshe si Piramida.

Përpara prezantimit të maketeve, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në emër të këtij istitucioni ka hartuar në heshtje vetë së bashku me pak deputetë një priojektligj që i jep asaj pjesën më të madhe të kompetencave për të vendosur se çfarë do të ndodhë me piramidën dhe se si do të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar në vend të saj.

Pjesa tjetër e vendimarrjes i takon sërish institucioneve që sot drejtohen nga maxhoranca e djathtë.

Institucionet e tjera, jashtë influencës politike, siç është Bashkia e Tiranës, madje edhe instituti i monumenteve janë njxerrë jashtë loje.

Në projektligj, në nenin 3 thuhet se ish piramida i kalon në pronësi Kuvendit. Më tej në projektligj thuhet se çdo insititucion tjetër është i detyruar të veprojë sipas kërkesave të Kuvendit.

Edhe lejen për ndërtimin e kompleksit të ri e jep Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës ku anëtarë të tij janë ministra të qeverisë dhe që drejtohet nga kryeministri Berisha.

Edhe mbikëqyrja për korrektësinë ligjore të investimit do të kryhet sipas projektligji nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik që është varësi e qeverisë.

Në të vetmen rast ku opozita apo dhe Bashkia e Tiranës përmes kryetarit të saj, mund të shprehen është Komiteti Ndërshtetëror.

Por, sipas ligjit të propozuar nga kryetarja e Kuvendit Topalli, ky komitet vendos vetëm për rregullat e prokurimit, miratimin e anëtarëve të komitetit që do të vlerësojë oferat si dhe vetëm faturën që paguhet për supervizionin.

Por edhe në këtë komitet, shumicën e votave e ka mazhoranca. Në projektligj vihet re edhe shpejtësia me të cilën kërkohet të realizohet projekti për parlamentin e ri. Që me paraqitjen e projekligjit qeveria sipas këtij drafti duhet ta miratoj brenda 10 ditëve.

Ndërkohë negocimi i kontratës për ndërtimin bëhet vetëm për 5 ditë dhe për 5 ditë është i detyruar edhe Insituti i Ndërtimit të bëjë oponencën ndërsa KRRTRSH duhet ta miratojë brenda 15 ditëve.

Ndërkohë në projektligjin e propozura nga kryetarja e Kuvendit, edhe pse parlamenti është institucion legjislativ dhe jo ekzekutiv, zonja Topalli merr përsipër edhe kompetencat e një enti që kryen prokurime.

Sipas nenit 10, Kuvendi i Shqipërisë negocion për lidhjen e kontratës, madje kryen edhe supervizionin.

Për këto arsye të shprehura tashmë dhe në projekligji, duket se shembja e piramidës është vetëm vullnet i dy drejtuesve të mazhorancës, kryeparlamentares dhe kryeministrit, ndërsa nuk është marrë në konsideratë asnjë zë dhe alterantiv, as nga pushteti lokal që administron kryeqytetin, as nga ekspertët e urbanistikës, ata të arkitekturës dhe as nga shoqëria civile.

“Asnjë nga arkitektët e huaj që ka ardhur në Shqipëri, asnjë nuk ka thënë të prishet Piramida”, është shprehur arkitekti Maks Velo.

Top Channel