Libia, Gaddafi kërcënon BE-në

11/03/2011 14:20

Lideri libik Muammar Gaddafi ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të ulë mbështetjen e tij në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit klandestin.

“Nëse Evropa nuk mbështet por injoron rolin aktiv të Libisë në luftën kundër emigracionit, atëherë Libia do të detyrohet të tërheqë përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit”, citohet Gaddafi nga agjencia e lajmeve “Jana”.

Koloneli ka theksuar se Libia është vend garant i stabilitetit në Afrikën Veriore, por nëse ky rol i saj hidhet poshtë, atëherë ajo do të ndryshojë politikën e saj ndaj Al Kaedës.

Ndërkohë, në Bruksel po zhvillohet samiti i jashtëzakonshëm i krerëve të 27 vendeve anëtare të BE, të cilat po diskutojnë pikërisht për situatën në Libi.

Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se janë në kontakt me rebelët e vendit magrebin, ndërsa Franca se është e gatshme ta bombardojë edhe e vetme atë.

Top Channel